Parashikimi i motit

Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i qetë dhe me vranësira të fokusuara kryesisht në relievin malor, ndërsa në viset e ulëta dhe mesatare parashihen intervale të gjata me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi, me shpejtësi 1-6m/s.

Back to top button