Parashikimi i motit

Sot (e hënë) në vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.

Sipas Meteo Kosova, acar i madh parashihet në mëngjes.

Në orët e mbrëmjes pritet shtim gradual i vranësirave, të cilat pak para apo rreth mesnatës pritet të gjenerojnë të reshura, fillimisht në perëndim të vendit, e më pas edhe në zona të tjera. Reshjet lokalisht do të jenë në formë të borës dhe shiut.

Era do të fryjë në drejtime të ndryshme me shpejtësi prej 10-39 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -13 deri në -6°C, ndërsa ato maksimale prej 1 deri në 6°C.

Në zonat me kthjellime do të jenë vlerat më të ulëta ekstreme, ndërsa në ato vende ku mbesin të pranishme vranësirat do të jenë vlerat më të larta.

Back to top button