Parashikimi i motit gjatë vikendit

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës informoi se nesër do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, ndërsa, të dielën pritet të mbajë mot më dinamik, i vranët dhe me kushte për reshje të shiut.
Sipas parashikimeve, të shtunën, vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu në pjesë të ndryshme të Dukagjinit, kryesisht në perëndim dhe veriperëndim të asaj ane.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.”, bëri të ditur IHMK.
Ndërkaq, të dielën, reshjet me intensitet më të lartë parashihen në pjesën veriperëndimore të vendit, ndërsa pjesët tjera do të kenë më pak reshje.
“Në fushat barike dhe termike parashihen rënie të dukshme, kryesisht në vlerat e temperaturave  maksimaleve.Temperaturat  minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius.Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperendimit.”, informoi IHMK./21Media

Back to top button