Parashikimi i motit, kjo është dita më e ftohtë e javës

Gjatë pesë ditëve të ardhshme në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm, kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK).
Nesër dhe në fundjavë parashihen riga lokale shiu, ndërsa ditët tjera do të jenë kryesisht me vranësira dhe intervale me diell.
IHK-ja ka bërë të ditur po ashtu se dita e mërkurë do të jetë më e freskëta, ku edhe zyrtarisht fillon stina e vjeshtës astronomike.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-27 gradë Celsius”, thuhet në njoftim./21Media
Back to top button