Parashikimi i motit në bregdetin shqiptar

 

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm, por kjo nuk do të thotë që nuk duhet të shijoni bukuritë e Shqipërisë nëse jeni, apo keni plane për pushime, nisur gjithmonë nga sezoni në të cilin ndodhemi.

Sipas MeteoAlb, paraditja do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta në zonat malore, por vranësirat do të zhvillohen në vijim në zonat malore duke sjell reshje të izoluara në zonat veriore dhe verilindore.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do te rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17 gradë deri në 38 gradë Celsius.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi perendimor-veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 – 3 ballë.

Back to top button