Parashikimi i motit në Kosovë

Java e dytë e muajit shkurt do të karakterizohet me mot relativisht të qëndrueshëm, përjashtuar dy ditët e para të javës, ku parashihen reshje shiu dhe bore. Kështu ka informuar Instituti Hidrometorologjik i Kosovës, i cili ka infprmuar se temperaturat do të kenë rritje të lehta në të dy vlerat, sidomos nga dita e mërkurë.
Sipas parashikimeve, minimalet parashihen të ulen deri -3 gradë, kurse maksimalet parashihen të arrijnë deri 11 gradë Celsius.
Ndërkohë, do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s./21Media

Back to top button