Kylie Jenner dhe Travis Scott mirëpresin fëmijën e dytë

Kylie Jenner dhe Travis Scott kanë mirëpritur fëmijën e dytë.
Jenner njoftoi përmes Instagramit duke publikuar një fotografi bardh e zi që tregon atë që duket të jetë vajza e tyre 4-vjeçare, Stormi, duke mbajtur dorën e një të porsalinduri, kishte një mbishkrim me një emoji blu me zemër dhe datën 22-22-22.
Scott gjithashtu komentoi lindjen e foshnjës së re me një zemër blu dhe gjashtë emoji me zemër kafe.

Kylie konfirmoi në shtator se ajo dhe reperi ishin në pritje të fëmijës së tyre të dytë së bashku.
Që nga mbrëmja e së dielës, nuk ka pasur asnjë informacion shtesë për foshnjën.
Kujtojmë që, Stormi ka lindur më 1 shkurt të vitit 2018./21Media

Back to top button