A do të kalojë buxheti të shtunën dhe cilat janë opsionet e Haradinajt?

Më 2 shkurt do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës ku do të votohet për buxhetin e vitit 2019

Analisti Nexhmedin Spahiu, në emisionin debatues “Click” në RTV21, ka thënë se është interes i përgjithshëm, i pozitës, opozitës dhe faktorëve ndërkombëtar që buxheti të kalojë.

“Besoj që do të kaloj, por çfarë do të ndodhë më pas?. Do të kemi zhvillime politike, do të kemi një ashpërsim të luftës politike. Këtu ka disa mundësi se si të zhvillohet nëse do të paraqitet një votëbesim për shkak të këmbënguljes së kryeministrit Haradinaj për taksën që të ketë votëbesim Qeveria edhe atëherë ish dashtë me shku në zgjedhje, mirëpo Presidenti mundet me bo atë që e leverdisë atë më shumë, mundet me bo një mandatarë tjetër”, ka thënë Spahiu.

Mirëpo sipas Spahiut, kryeministri Haradinaj e ka edhe një mundësi tjetër që të lidhë koalicion me partnerë tjerë./21Media

Back to top button