Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometereologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se sot është dita e fundit e verës, ku sipas parashikimit në ora 14:43 fillon stina e vjeshtës astronomike e cila do të zgjasë deri më 21 dhjetor, kur edhe fillon stina e dimrit.
Sipas parashikimit të IHMK-së, gjatë kësaj jave temperaturat maksimale do të jenë pothuajse të njëjta në vlerat e maksimaleve, ndërsa temperaturat minimale do të pësojnë ndryshime të theksuara.
Parashkimi i plotë për pesë ditët në vazhdim:
E hënë- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare.
E martë- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës vende-vende mund të shoqërohen me riga të shiut të intensitetit të dobët.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi me shpejtësi 1-4m/s.
E mërkurë- Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu me mundësi edhe për shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-6/m/s.
E enjte- Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.
E premte- Mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht në relieving malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-3 m/s.