Valë e re infektimesh me koronavirus në Hong Kong

Autoritetet shëndetësore në Hong Kong kanë njoftuar se vetëm sot janë regjistruar 14 viktima dhe 6.067 raste të reja me koronavirus.
Dje(e shtunë) u regjistruan 6.063 raste të reja, ndërkaq sipas mediave lokale, vendi po përballet edhe me një valë të re infektimesh.
Hong Kongu ka forcuar kontrollet e udhëtimit dhe biznesit, ndërsa përpiqet të frenojë rritjen e rasteve të reja të infektimeve me Covid-19.
Të premten, shefja ekzekutive, Carrie Lam tha se zgjedhjet për postin e saj do të shtyheshin deri nga gjashtë javë deri në 8 maj për shkak të rrezikut të shëndetit publik.
Autoritetet thanë se do të konsiderojnë shtrëngimin e masave nëse vazhdojnë numrat e lartë të infeksioneve./21Media

Back to top button