Kaloni te përmbajtja kryesore

Parashikimi i motit për pesë ditët e fundit të qershorit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, (IHMK) ka njoftuar se në ditët e fundit të qershorit do të ketë mot relativisht më stabil dhe jo shumë ngrohtë.

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 28 gradë Celsius.

Të hënën pritet të mbajë mot me diell dhe pjeserishtë i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius.

Të martën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta të cilat më të fokusuara do të jenë rreth relievit malor. Në fushat termike nuk parashihen ndryshime të theksuara. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius.

Ndërsa, të mërkurën pritet të mbajë mot me diell dhe pjeserishtë i vranët. Vranësirat vende-vende mund te sjellin riga shiu të intensitetit te dobet. Në fushat termike parashihen rënie të lehta, sidomos në vlerate temperaturave të mesdites.

Po ashtu të enjten moti do të jetë kryesisht i ngjashëm me ditën e mërkurë, duke përfshirë të gjithë parametrat meteorologjik, vetëm se shperndarja e reshjeve mund të përfshijë territore të ndryshme dhe sasi të ulët.

E nga e premtja priten intervele të gjata me diell e më pak vranësira. Sa i përketë temperaturave ato do të shënojnë rritje të lehta në vlerat e maksimaleve.

IHMK po ashtu ka njoftuar se gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperendimit e lehtë deri mesatare./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button