Parashikimi i motit për sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare.
Pasdite kryesisht në zonat malore do të ketë kushte për paraqitje të reshjeve të shiut, bubullima dhe erë të fortë.
Temperatura maksimale do të lëvizë ndërmjet 33 dhe 40 gradë.
Indeksi UV do të jetë 8.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare./TV21