Parkojnë veturat në shtigjet e biçikletave, Ahmeti: Do të vendosen pengesa betoni

 

 

Ka pak ditë që kompani të autorizuara nga komuna e Prishtinës, në rrugën “Ilaz Kodra“, në Prishtinë, kanë shënjuar hapësirat ku mund të lëvizin personat me biçikletë, por si duket kjo nuk po kuptohet nga drejtuesit e automjeteve.

Ata parkojnë automjetet e tyre pikërisht në vendin e paraparë për të lëvizur me biçikletë në këtë rrugë.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se puna ende nuk ka përfunduar, pasi përgjatë krejt shtegut do të vendosen pengesat e betonit që pamundësojnë parkimin e veturave.

Është e vërtetë që çfarëdo hapësirë që ja u lejojmë veturave do të na e marrin”, ka shkruar ai.

Back to top button