Partia e Drejtësisë bojkoton zgjedhjet

 

Partia e Drejtësisë ka bërë të ditur se do të bojkotojë zgjedhjet e përgjithshme.

“Arsyeja e vetme për këtë bojkotim është vlerësimi i kryesisë së PD-së se këto zgjehdje nuk do të jenë as të drejta e as demokratike pasi që në to për shkak të mospërfundimit të procesit gjyqësor ndaj tij edhe pas pesë vitesh nuk do të mund të merr pjesë për të tretën herë radhazi, kryetari i PDK-së, Ferid Again”, thuhet në njoftim.

Partia e Drejtësisë ka kërkuar që nga institucionet të parandalohen procese juridike ndaj kryetarit të saj dhe që të përfundojë sa më parë.

“Vonesa më shumë se shtatëvjeçare e sistemit të drejtësisë që të jep epilogun meritor të procesit juridik ndaj kryetarit Agani dhe pamundësimi i tij dhe PD-së që të barabartë të garojnë me liderët dhe subjektet e tjera politike të vendit, paraqesin argumente të paluhatshme të brishtësisë së sistemit juridik vendor që me dashje ose pa të është shndërruar në faktor që përcakton proceset politike në vend dhe që së paku në këtë rast indirekt cenon të drejtat politike të anëtarësisë dhe simpatizantëve të Partisë së Drejtësisë”, thuhet në komunikatën e PD-së dërguar për media.

Back to top button