Partitë Komunitetve sot kanë dorëzuar një ankes në PZAP me për shkak të orkestrimit të votave të Listës Serbe gjatë zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit.

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE) Veton Berisha u shpreh i bindur që vendimi i PZAP do të jetë në të drejtën e tyre.

“Sot jemi duke e kryer obligim tonë ligjorë, bashk me pesë partitë e komuniteteve. Jemi duke e ushtruar të drejtën tonë ligjore, pasi mendojmë që në zgjedhjet e 14 shkurtit ka pasur orkestrim të votave. Po e ankimojmë partinë Iniciativa Rome (RI). Pretendimi jonë është që dy të zgjedhurit janë përfaqësues romë, por 95.5 për qind janë të zgjedhur nga komuniteti serb. Kemi fakte që e kemi dorëzuar ankesën tonë në PZAP. Jemi te bindur që PZAP-ja do të vendos në të mirën tonë”, tha Berisha.

Edhe kryetarja e Unionit Socialdemokrat, Duda Balje dekalroi se ankesa e dorëzuar sot në PZAP do të marr rrugën e vet në të drejtën e tyre.

“Kemi dorëzuar ankesën në PZAP për të cilën mendojmë që kemi të drejtë. Falënderoj IKD-në për ndihmë juridike. Jemi të sigurt që drejtësia do të marrë rrugën e vet. Mendojmë që në këtë disa deputetë nuk janë votuar nga komuniteti që ata janë”, tha Balje.

Përfaqësuesit e partive të komuniteteve falëndëruar IKD-në për ndihmën falas që u dha lidhur me këtë process.

Me këtë rastë Ehat Miftaraj nga IKD para mediave tha se ka shkelje të vullnetit të qytetarëve të komuniteteve jo shumicë në Kosovë dhe manipulim të orkestruar nga Lista serbe.

“Në bazë të saj që kemi gjetur dhe vërtetuar janë afro 10 mijë vota të cilat kanë kaluar nga komuniteti serb së paku tek dy parti të komuniteteve jo shumicë e cila e cenon rëndë në radhë të parë rendin kushtetues juridik në Kosovë por cka është më e rëndësishme e cenon rëndë legjitimitetin e përfaqësuesve të popullit që do të duhej të përfaqësonin komunitetet jo shumicë në Kosovë “, tha Miftaraj./21Media