Pas 15 vitesh, përfundon puna në ndërtesën më të lartë në Evropë

1 min read

Pas afër 15 vitesh punë që nga koha kur ka filluar ndërtimi i saj, finalizohet “Intempo”, ndërtesa 187 metra e gjatë.

Ndërtimi i “Intempos” nuk mund të arrinte pikën finale pas shumë ndërprerjeve të punimeve, aksionerët e shumtë, dorëheqja e shumë arkitektëve, e në fund edhe pandemia, ishin disa nga arsyet pse kjo ndërtese ka marrë kaq shumë kohë.

Megjithatë, kjo ndërtesë ka gjithsej 47 kate, që bëhet ndërtesa më e lartë kudo brenda Bashkimit Evropian, struktura më e lartë e çdo lloji në Spanjë dhe një nga ndërtesat më të larta në botë të përfunduara në një qytet me më pak se 100,000 banorë.

Siç është bërë ditur, 100 nga 256 njësitë e apartamenteve të ndërtesës janë shitur, 60% e tyre spanjollëve dhe pjesa tjetër rusëve, gjermanëve, belgëve dhe skandinavëve./21Media