Pas 20 vjetësh së bashku Francesco Totti ndahet nga gruaja

Legjenda e futbollit italian Francesco Totti, është ndarë nga gruaja. Totti dhe Ilary Blasi kanë qenë së bashku për 20 vjet dhe janë martuar në vitin 2005. Çifti ka tre fëmijë nga martesa e tyre.

Lidhur me këtë Ilary Biasi, ka shkruar një komunikatë.
“Pas 20 vjetësh së bashku dhe tre fëmijëve të shkëlqyeshëm, martesa ime me Francescon ka përfunduar. Arsyeja e ndarjes mbetet një fakt privat dhe nuk do të ketë më deklarata të tjera nga ana ime. I ftoj të gjithë që t’i evitojnë spekulimet, e mbi të gjitha, që ta respektojnë privatësinë e familjes sime” ka shkruar ajo.
Një deklaratë për ndarjen e tyre e ka bërë edhe legjenda e Romës Francesco Totti.
“Pas 20 vjetësh së bashku, historia e lidhjes sime me Ilaryn fatkeqësisht ka mbaruar. Krejt ajo që e kam thënë dhe e kam bërë në muajt e fundit, e kam bërë për t’i mbrojtur fëmijët tanë, të cilët janë dhe do të jenë gjithmonë prioritet i jetës sime. Jam munduar t’i kaloj krizat e martesës, por sot e kam kuptuar se zgjedhja për t’u ndarë, përpos që është e dhimbshme, nuk është më e evitueshme. Do të vazhdoj të jem në kontakt dhe i afërt me Ilaryn në rritjen e tre fëmijëve tanë të mrekullueshëm, gjithmonë me respekt të madh për gruan time. Arsyeja e ndarjes sonë mbetet për mua në mënyrë rigoroze private dhe nuk do të jap deklarata të tjera. Llogaris në respekt maksimal për privatësinë tonë, mbi të gjitha për qetësinë e tre fëmijëve tanë. Faleminderit”, ka shkruar Totti në rrjetet sociale./21Media
Back to top button