Pas 38 vjetësh në burg, amerikani shpallet i pafajshëm

Maurice Hastings i cili kaloi afër katër dekada në burg si i dyshuar për vrasje, është liruar.
Hastings kreu pak më shumë se 38 vjet burgim për vrasjen e Roberta Wydermyer në vitin 1983.
Por, sipas provave të ADN-së, në fakt një burrë tjetër i cili vdiq në burg në vitin 2020, kreu vrasjen.
Tani 69 vjeç, Hastings është liruar nga burgu.
Prokurori i Qarkut të LA, George Cagscon e përshkroi dënimin e tij si një padrejtësi.
“Sistemi i drejtësisë nuk është i përsosur dhe kur mësojmë prova të reja që na bëjnë të humbasim besimin në një dënim, është detyrimi ynë që të veprojmë me shpejtësi”, tha ai.
Wydermyer u gjet e vdekur në bagazhin e veturës së saj me një plagë në kokë në vitin 1983, ajo më parë ishte sulmuar seksualisht.
Hastings u akuzua për vrasje dhe prokurorët atë kohë kërkuan dënimin me vdekje./21Media

Back to top button