Pas arrestimit të dy kirurgëve, reagon ShSKUK-ja

Sot dy kirurgë janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se kanë marrë para për t’i trajtuar pacientët në spitalin e Vushtrrisë.
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ShSKUK) ka thënë se pas publikimit të lajmit në medie, ditën e djeshme, menaxhmenti i ShSKUK-së, ka kërkuar nga drejtoria e Spitalit të Vushtrrisë të ndërmarrë masat e nevojshme.
“Sipas njoftimit të Spitalit, njëri nga kirurgët është shkarkuar nga pozita u.d shefit të Repartit dhe është suspenduar nga puna, po ashtu, edhe dy kirurgë të tjerë janë suspenduar nga puna deri në një vendim të ri”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së./21Media

Back to top button