Pas deklaratave të Bislimit se është kërcënuar nga Tahiri, Prokuroria fton policinë të merret me rastin

Pas deklaratave të Bislimit se është kërcënuar nga Tahiri, Prokuroria fton policinë të merret me rastin

Pas deklaratës se Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi i cili tha se është kërcënuar nga deputeti i PDK-së Abelard Tahiri në seancën e sotme të Kuvendit, Prokuori i Shtetit ka autorizuar policinë të merret me rastin.
Këtë për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësja e Prokuorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.
“Referuar pyetjes suaj, iu njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka autorizuar policinë për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme lidhur me këtë çështje.”, tha Ulaj.
Bislimi sot në Kuvend tha se Tahiri e kërcënoi “në stilin e një banditit që i vendos shurdhuesin armës së tij”.
“Ish-ministri i Drejtësisë dhe deputeti Abelard Tahiri nga kjo foltore nxori një sërë akuzash për ministren Haxhiu ndërkaq pasi u mbyll mikrofoni, në stilin e një banditit që i vendos shurdhuesin armës së tij, u kthye nga unë dhe shprehi një sërë kërcënimesh të cilat apstaj i shoqëroi me sharje dhe fyerje nga ulësja e tij. Dhe mendoj që do të ishte shumë mirë që Prokuroria të merret me këtë rast” deklaroi Besnik Bislimi.
Lidhur me këtë reagoi deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, duke thënë se “qeveria është çoroditur”.
“Vërtet është një çoroditje e kësaj qeverie. A jeni duke e pa sjelljen e këtij (Bislimit) sjelljen e kësaj (Haxhiut), këta e kanë një siklet shumë të madh, kanë një problem tepër të madh. Këta janë në një siklet që as vendi vend nuk po i zen. Ky edhe flet akuza të pa baza, del në foltore, flet të pavërteta, ky me të vërtetë është në gjendje të rëndë edhe psikike, prandaj ne i kërkojmë fokus angazhim e punë kësaj Qeverie në krye të detyrave të saja”, tha ai./21Media

Back to top button