Pas dorëheqjes së Jack Smith, reagoi ish-ambasadori Delawie

Pas dorëheqjes së ish-kryeprokurorit të Gjykatës Speciale, Jack Smith për t’i mbiëkqyrur hetimet ndaj ish-presidentit Donald Trump në SHBA, ka reaguar ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.
Në një postim në Twitter Delawie është shprehur i pasigurt nëse Smith është prokurori i duhur për të udhëhequr hetimet ndaj Trump.

“Interesante që Garland mendon që avokati i cili ka hetuar krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë, është njeriu i duhur për ta përndjekur Trump”, ka shkruar Delawie në Twitter./21Media
Back to top button