Pezullohet Liga Unike në basketboll

Bordi Drejtues i Ligës Unike sot ka njoftuar që ka marrë vendim të pezullojë aktivitetin e Ligës Unike për meshkuj, teksa do të vazhdojë ajo e konkurrencës së femrave.
Sipas njoftimit, arsyeja e pezullimit është tërheqja e dy ekipeve nga Shqipëria; Tiranës dhe Teutës.

“Bordi Drejtues i Ligës Unike, sot më 18.11.2022 në Tiranë, ka marrë vendim që të pezullojë aktivitetin e Ligës Unike për Meshkuj, ndërsa do të vazhdojë me zhvillimin e aktivitetit në konkurrencën e femrave”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Liga Unike ishte formuar mb 10 shtator 2020, ku dy federatat, ajo kosovare dhe shqiptare, e kishin nënshkruar marrëveshjen, që në atë kohë quhej historike, me vet faktin, që ishte hera e parë që dy liga shqiptare në sport u bënë bashkë./21Media

Back to top button