Pas dy muajsh arrestohet i dyshuari për grabitje

Sot pasdite është arrestuar i dyshuari i cili ishte në kërkim nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për portalin rtv21.tv ka konfirmuar se i dyshuari për grabitje është arrestuar rreth orës 17:00, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, e kjo falë bashkëpunimit me qytetarët.
“Aktualisht hetuesit policor, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse, lidhur me rastin që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari”, ka thënë Ahmeti për rtv21.tv.
I dyshuari kërkohej për përfshirje në një rast, “grabitje”, që kishte ndodhur në gusht të vitit 2022, në rrugën “Fadil Vata” në Prishtinë.
Ndryshe, Policia e Kosovës dje kishte lëshuar një kërkesë për bashkëpunim në identifikimin e personit në fjalë./21Media

Back to top button