Pas grabitjes së argjendarisë në Suharekë, Muharremaj: Apeloj nga të gjithë që ta ruajmë qetësinë

Pas grabitjes së argjendarisë në Suharekë, kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj ka bërë thirrje për ruajtje të qetësisë.
Ai ka shkruar në Facebook të mërkurën se rastet e tilla duhet të mos përsëriten, duke theksuar se po hetohet rasti.
”Apeloj nga të gjithë që ta ruajmë qetësinë dhe të presim raportimin zyrtar. Uroj që ky rast të mos përseritet kurrë në të ardhmen”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.
Katër persona të dyshuar kanë grabitur një argjendari në Suharekë rreth orës 15:45, e gjatë arratisjes janë konfrontuar me Policinë, ku mbeti i plagosur një polic./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?