Pas grevës së urisë, infermieri Duraku fillon me grevën e etjes

 

Infermieri i Klinikës Kirurgjike në QKUK, Enlirat Duraku që 7 ditë është grevë urie ndërsa nga sot ka filluar edhe grevën e etjes.

Lajmin e ka bërë të ditur ai përmes një postimi në “Facebook”.

”Vlerësimi se sa mund të jetojë dikush pa ushqim dhe lëngje është shumë i vështirë. Është e rëndësishme të kuptohet se çdo organizëm është i ndryshëm, që përfshinë shumë faktorë dhe se të gjithë kanë përgjigje të ndryshme ndaj këtij regjimi. Marrja e lëngjeve ka efektin më të madh në mbijetesë. Trupat tanë kanë tendencë që të shfrytëzojnë rezervat e energjisënga deponitë e ushqimit në organizëm për 2 apo 3 javë, por mungesa e lëngjeve shkakton probleme me funksionimin e veshkave brenda pak ditësh. Kur dikush nuk merr lëngje, dhe nëse ai ose ajo është i shtrirë në shtrat dhe kështu ka nevojë për pak lëngje, atëherë ky person mund të jetojë pak ditë ose për aq kohë sa dy javë”, ka shkruar Duraku në “Facebook”.

Kujtojmë që, Enlirat Duraku nga 27 prilli është në gravë urie, me arsyen e vetme të përmbushjes së kërkesave për infermierët, duke përfshirë këtu rritjen e pagesës së ndërrimeve të natës nga 18€ në 36€, pagesa e punës gjatë vikendeve dhe pagesa e orëve shtesë sikurse mjekëve dhe  pagesa e rrezikshmërisë në punë./21Media

NGA SOT DO FILLOJ EDHE GREVË TË ETJES

Presidente Vjosa Osmani
Kryeministër Albin Kurti
Kryeparlamentar Glauk…

Posted by Enlirat K. Duraku on Tuesday, May 4, 2021

Back to top button