Pas humbjes së Belgjikës nga Maroku, Brukseli “digjet” nga përleshjet e dhunshme

(Lajm i përditësuar)
Policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji kundër turmave në qendër të Brukselit të dielën, teksa shpërtheu dhuna si pasojë e humbjes 2-0 të Belgjikës ndaj Marokut në Kupën e Botës FIFA.
Një grup i tifozëve të rinj të Marokut thyen një makinë dhe skuterë me qira, sipas pamjeve nga një gazetar i BBC në vendngjarje.
Rajae Maouane, një politikane belge dënoi dhunën.
“Asnjë justifikim për sjelljen e dhunshme të këtyre ‘mbështetësve’,” shkroi ajo në Twitter .
Pas humbjes së Belgjikës nga Maroku, shpërthejnë trazirat në Bruksel
Pasi Maroku mundi Belgjikën 2-0 në Kupën e Botës në Katar, incidente të dhunshme shpërthyen në Bruksel.
Kryetari i bashkisë së Brukselit, Philippe Close dënoi dhunën dhe paralajmëroi njerëzit që të mos vijnë në qendër të qytetit.
“I dënoj fuqishëm incidentet që ndodhën pasditen e sotme”, deklaroi ai. “Policia tashmë ka vepruar ashpër, prandaj i këshilloj mbështetësit të mos vijnë në qendër.
Policia thuhet se është vendosur në shesin e Krishtlindjeve në kryeqytetin belg mes frikës për dhunë të mëtejshme.
Tensionet ishin rritur tashmë para fillimit të ndeshjes të së dielës, ndërsa fishekzjarre u hodhën pranë stacionit hekurudhor.

Back to top button