Pas Milanit, pikë lëshon edhe Napoli

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Napolit dhe Veronas, ku të skuadrat kanë ndarë pikët.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Diego Armando Maradona”, Napoli ka barazuar pa gola, 0:0, me Veronan.

Të dy skuadrat kishin rastet e tyre për ta gjetur golin, por që portierët ishin në nivelin e tyre duke e mbajtur portën e paprekur.

Me pikët e reja, Napoli e përforcon pozitën e liderit në kuotën e 75 pikëve, krahas Veronas që ka 23 pikë në vendin e 18.

Kjo ishte ndeshja e dytë me radhë sot që përfundon pa fitues në Serie A, pas barazimit të Milanit me Bolognan.

Rezultati final i ndeshjes, 0:0.

Back to top button