Pas një përleshje fizike mes dy grupeve, dy persona goditen me veturë

Një person është arrestuar në Lipjan pasditen e së hënës pasi me veturë fillimisht dyshohet se ka goditur qëllimisht dy persona e më pas ka dalë me një kaçavidë në dorë dhe ka tentuar ta godasë njërin prej viktimave të shtrira në tokë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, situata është vënë nën kontroll pasi një polic ka shtënë në ajër me armë zyrtare..

Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë në tentativë dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”./21Media

Back to top button