Vetëplagoset një person në Podujevë, dërgohet në QKUK

Një person është vetëplagosur me armë zjarri.

Ai është dërguar për trajtim në QKUK, thuhet në raportin ditor të Policisë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Peran të Podujevës, të hënën pas mesnatës.

Sipas organeve të rendit, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar; një pistoletë me pesë fishekë, një predhë dhe një gëzhojë.

Rasti po hetohet./21Media

Back to top button