Pas rastit të dhunimit të 11 vjeçares, jep dorëheqje drejtori i Policisë
Ka dhënë dorëheqje drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.
Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Sveçla ka thënë se kërkesa e Mehmetit erdhi pas rastit të fundit të dhunimit të 11 vjeçares, për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale.
“Tashmë Kryeministri Kurti ka liruar nga detyra z. Mehmeti dhe ka caktuar si ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm z. Fehmi Hoti, Zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës. Me këtë rast falënderoj z. Mehmeti për angazhimin e deritanishëm dhe bashkëpunimin e mirë si dhe i uroj suksese në detyrat e mëtejme në Policinë e Kosovës”, përfundon shkrimi i Sveçlës./21Media