Pas shpalljes kampion, Ballkani paralajmëron koncert në Suharekë

Pas fitores të së shtunës me rezultat 2-0 ndaj Ferizajt, e pasuar edhe me humbjen e Dritës 1-0 nga Malisheva, Ballkani mbrojti titullin e kampionit në Superligën e Kosovës, duke u bërë kështu titulli i dytë në historinë e klubit, dhe atë radhazi.

Në fakt, skuadra nga Suhareka luftoi gjatë gjithë sezonit kokë më kokë me Dritën dhe ne fund dolën triumfues duke mbledhur 72 pikë, edhe pse ka edhe një ndeshje që ka mbetur për t’u mbyllur zyrtarisht sezoni.

Por, për tifozët e kësaj skuadre, lajmet e mira nuk kanë përfunduar. Në faqen zyrtare, Ballkani ka bërë të ditur se më 28 maj, ditë e diel, në qytetin e Suharekës do të organizohet një koncert për të festuar titullin.

Back to top button