Pas shtyrjes së seancës, Klinaku: Kemi qëndruar edhe në male, ne nuk lodhemi

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, pasi Kuvendi shkoi sërish në pauzë tha se protestuesit do të vazhdojnë të qëndrojnë para Kuvendit të Kosovës.
“Konjufca e ka shtyrë seancën për 1 orë, ai mendon që ne na lodhë, ne kemi qëndruar edhe në male, ka pasur raste që nuk kemi ngrënë bukë dy ditë por ne nuk lodhemi dhe sa të jeni ju këtu ne do të vazhdojmë të qëndrojmë”, iu drejtua protestuesve Klinaku.
Kuvendi shkon për një orë në pauzë. Kryetari Konjufca tha që do të diskutojë me Grupet Parlamentare nëse mund të arrijnë kompromis./21Media

Back to top button