Veteranët ftohen në takim nesër në orën 09:00, por protesta vazhdon
Ushtruesi i detyrës së OVL- UÇK-së, Faton Klinaku ka bërë të ditur se ka marrë ftesë zyrtare për takim me kryeministrin, Albin Kurti.
Klinaku ka njoftuar se takim është paraparë në orën 09:00, por që ka shtuar se do të qëndrojnë në oborr të Kuvendit derisa të të merren parasysh kërkesat e tyre.
“E morëm një ftesë zyrtare për takim me kryeministrin, ministrin e Financave dhe një anëtar për Buxhet dhe Financa që është, takimi në orën 09:00. Kjo ishte një kërkesë e jona, sepse ne takimeve nuk ju kemi ikur asnjëherë. Por, kërkesa jonë qysh në mëngjes kur kemi filluar në mëngjes është që të ndërpritet seanca. Dhe kemi thënë që të mos mbahen kurrfarë seancash, derisa këta e kanë shkelur ligjin. Derisa të ulemi të bisedojmë ta kthejmë ligjin në vend, ne do të qëndrojmë këtu. Këta duhet ta ndërprerjnë seancën e sotme”, ka deklaruar ai./kp