Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Hoxhaj tregon se çfarë duhet të bëjë Kosova

Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, ka reaguar për sulmin e Iranit ndaj Izraelit, duke thënë se këto janë ngjarje që tregojnë se Kosova ka nevojë për një politikë të jashtme të mençur.

Hoxhaj ka shkruar në “Facebook” se sulmi i Iranit mbi Izraelin mbrëmë, vazhdimi i luftës në Ukrainë dhe Gaza, agresionit i Serbisë në Banjskë vjet dhe, siç u shpreh ai, deklarimi i hapur i Hungarisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, “…gjë që çdoherë ka votuar për anëtarësimin tonë në organizata, janë ngjarje që tregojnë që për Kosovën një politikë e jashtme e mençur, së bashku me rritjen e kapaciteteve të sigurisë duhet ta ketë primatin mbi çdo politikë të brendshme ekonomike dhe shoqërore! Kushdo që mendon të kundërtën e ka shumë gabim, kur sot Kosova është e izoluar nga aleatët perëndimorë dhe e kërcënuar nga kundërshtarët lindorë!”, ka shkruar Hoxhaj.

Back to top button