Pas vendimit të Haradinajt për policët, reagojnë zjarrfikësit

Zjarrfikësit të inatosur me Qeverinë për mos ndarje të mjeteve shtesë

Sindikata e zjarrfikësve përmes një letre sot iu është drejtuar institucioneve vendore duke shprehur zhgënjimin me vendimin e Qeverisë, që sot vendosi që të ndajë mjete shtesë për orët jashtë orarit për Policinë e Kosovës, në vlerë prej 2 milionë e 52 mijë euro.

Zjarrfikësit këtë vendim të qeverisë e quajnë diskriminues, pasi me këtë janë anashkaluar dhe injoruar zjarrfikësit, dhe se ky gjest sipas tyre, tregon se zjarrfikësit janë të pa mbrojtur dhe se askush nuk interesohet për këtë kategori të punësuarve.

Nuk jemi kundër se mjetet u ndanë për policinë, por pse po diskriminohemi vite me radhë dhe për shkakun se me ligj edhe zjarrfikësit janë staf i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe ky veprim vjen në momentin kur askush nuk e priti, pasi institucionet ishin në situatë të pavolitshme për të marrë vendime, pasi qeveria është në dorëheqje në detyrë”, thuhet në letër.

Për më tepër, zjarrfikësit e Kosovës paralajmërojnë se do të ndjekin të gjitha rrugët ligjore për të realizuar të drejtat e tyre legjitime të bazuara në ligje.

Ishim në bisedime me institucionet e vendit që nga ardhja e qeverisë Haradinaj dhe patëm bisedime na vazhdimësi, u premtuan edhe mjete dhe buxhet, u ndan 1.7 milion euro, i kam të gjitha në letër dhe askush nuk e di se ku përfunduan, edhe në mbledhje të Qeverisë janë publike deklaratat e ministrit Hamza se 2019 do të jetë vit ku zjarrfikësit do t’i kenë të zgjedhura të gjitha problemet dhe do të ketë buxhet të mjaftueshëm për të gjitha çështjet edhe për pajisje. Prandaj kërkojmë përgjigje pse ndodhi kjo dhe a thua si nuk ju vjen turp dhe si munden të bëjnë diskriminime të skajshme dhe shkelje të drejtave te punëtorëve. Kjo është e  pa pranueshme shumë dhe demotivuese për zjarrfikësit”, thuhet ndër të tjera në letrën dërguar kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj, ministrit në detyrë të Financave Bedri Hamza, atij të Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa, Administratës Publike Mahir Yagcillar dhe kryeta rëve të Komunave të Kosovës dhe kryetarit të BSPK-së Avni Ajdini./21Media 

Back to top button