Pas zjarreve në Kosovë, Mehaj apel qytetarëve: Denonconi keqbërësit

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo abuzim nga persona të ndryshëm në lidhje me ndezjen e zjarreve të fundit në Kosovë.
Thirrja e ministrit Mehaj vjen pas shtimit të vatrave të zjarrit në disa lokacione të vendit, përfshirë malet e Sharrit dhe Rugovës.
Tutje, Mehaj bëri të ditur se Ministria e Mbrojtjes, është në monitorim, analizë dhe vlerësim të situatës së krijuar dhe që nga dita e parë e shpërthimit të zjarreve ka angazhuar njësitet e specializuara për reagim në lokalizimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit.
“Apeloj te qytetarët për shtim të kujdesit në shpenzimin racional të ujit, të mos ndezën zjarre në ambiente të hapura dhe të mos hedhen gjësende potenciale që mund të shkaktojnë zjarret. Gjithashtu, ju ftoj që nëse vëreni ndonjë abuzim të mundshëm të denoncojnë në organet përgjegjëse keqbërësit dhe personat e pakujdesshëm”, shkruan Mehaj në Facebook.
Ndryshe, Ministria e Mbrojtjes në bashkëpunim me agjencitë tjera shtetërore të sigurisë është në gatishmëri dhe veprim të plotë për të menaxhuar, tejkaluar gjendjen e krijuar./21Media

Back to top button