Pasi u hodh supë mbi të, piktura e Van Gogh-ut rikthehet në ekspozitë

Një nga pikturat e famshme të Van Gogh-ut me luledielli është pastruar dhe është rikthyer në ekspozitë, pasi u hodh supë mbi të.
Galeria Kombëtare e Londrës konfirmoi se tani është kthyer në vend, rreth gjashtë orë pas incidentit me supë.
Dy persona u arrestuan për rastin.
Galeria tha më herët se piktura ishte e mbuluar me xham dhe për këtë arsye nuk ishte dëmtuar.
“Në orën 11 të mëngjesit të sotëm dy persona hynë në dhomën 43 të Galerisë Kombëtare. Dyshja dukej se ishin ngjitur në murin ngjitur me Luledielli të Van Gogh-ut (1888). Ata gjithashtu hodhën një substancë të kuqe – që duket të jetë supë domate – mbi pikturë. Dhoma u pastrua nga vizitorët dhe u thirr policia. Oficerët tani janë në vendngjarje. Ka disa dëmtime të vogla në kornizë, por piktura është e padëmtuar”, bëhej e ditur në njoftim./21Media

Back to top button