Kaloni te përmbajtja kryesore

Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, PE miraton rezolutë e kërkon hulumtim

Në Parlamentin Evropian (PE) është miratuar rezoluta për çështjen e “pasivizimit” të adresave të shqiptarëve në Serbi, e cila do të figurojë në Raportin e Progresit për Serbinë për vitin 2021.
Kështu ka bërë të ditur aktivistja Flora Ferati-Sachsenmaier, e cila e ka konsideruar si një fitore “jo të vogël” diplomatike.
“Në Parlamentin Europian u miratua rezoluta për ‘pasivizimin’ e shqiptarëve në Serbi dhe ajo do të figurojë në Raportin e Progresit për Serbinë për vitin 2021. Teksti i amandamentit 79, i cili u propozua dhe më pas u miratura në tërësi nga eurodeputetët vën theksin te mohimi i drejtës së votës të shqiptarëve etnikë në Luginë të Preshevës, për herë të parë e shkruan fjalën pasivizimin në thonjëza, flet për shkelje të drejtave themelore politike të shqiptarëve, si dhe thërret për një hulumtim të pavaruar”, ka thënë Ferati-Sachsenmaier.
Ajo ka falënderuar qytetarët shqiptarë Presheva, Medvegja e Bujanoci për bashkëpunimin dhe besimin gjatë dy muajve të fundit.
“Dëshmitë tuaja, veçanërisht kopjet e letërnjoftimeve dhe pasaportave valide të Republikës së Serbisë të shoqëruara me deklaratat tuaja për mohim të drejtës së votës në zgjedhjet e 3 prillit ishin vendimtare për miratimin e rezolutës”, ka shkruar në Facebook, aktivistja Flora Ferati-Sachsenmaier./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button