“Pastrimi” paralajmëron borxhlinjtë: Nga 15 shtatori fillojnë procedurat përmbarimore

 

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi”, ka paralajmëruar gjithë borxhlinjtë se nga 15 shtatori do të fillojë procedimi i klientëve borxhlinj në procedurë përmbarimore te Përmbaruesit Privat.

Iniciimi i kësaj procedure përmes Përmbaruesve Privat do të krijonte shpenzime shtesë dhe do të vështirësonte përmbushjen e obligimit te qytetarëve duke paguar taksën shtesë. Prandaj, publikisht ju bëjmë thirrje gjithë qytetarëve që të kryejnë obligimet e tyre duke bërë pagesat e fatures se mbeturinave, për t’i ikur procedures përmbarimore lusim qytetarët te reflektojnë ne kohe sa me të shpejtë ne kryerjen e obligimeve te tyre te fatures se mbeturinave“, thuhet në njoftimin e “Pastrimit”.

Back to top button