Pasuria që deklaroi presidentja Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka deklaruar pasurinë e saj për vitin 2021 në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Ajo ka bërë të ditur se në pronësinë e saj është një banesë e papërfunduar me garazhë, me sipërfaqe rreth 83 metra katrorë, vlera e të cilës është 42 mijë e 500 euro,
Presidentja e vendit ka deklaruar se ka 35 mijë e 721 euro dhe 6 mijë e 774 dollarë në bankë.
Sipas deklarimit në AKK, Osmani ka pagë vjetore prej 32 mijë e 922 euro si presidente e Kosovës, ndërsa 6 mijë e 223 euro i ka marrë nga mëditjet në udhëtimet gjatë 2021-ës./21Media

Back to top button