Pasi u diagnostikua me sindromën Ramsey Hunt, Bieber: Kjo stuhi do të kalojë
Këngëtari kanadez, Justin Bieber ditë më parë bëri të ditur se është diagnostikuar me Sindromën Ramsay Hunt, e cila i shkaktoi paralizë në gjysmën e fytyrës.
Bieber ka pezulluar përkohësisht të gjitha datat e koncerteve për shkak të problemeve me shëndetin.
Përmes një postimi në Instagram, Bieber ka zbuluar se si po ballafaqohet me situatën.
“Me kalimin e çdo dite po ndihem më mirë dhe gjatë kësaj periudhë shqetësuese për mua, kam gjetur ngushëllim tek krijuesi ynë dhe ai që më njeh më së miri. Zoti i njeh pjesët më të errëta të mia që unë dua që askush të mos i dijë dhe ai vazhdimisht më mirëpret në krahët e tij të dashur. Kjo perspektivë më ka dhënë paqe gjatë kësaj stuhie të tmerrshme me të cilën po përballem”, u shpreh ai.
Duket se hitbërësi i “Peaches”, po shikon situatën me aq pozitivitet sa është e mundur, gjersa ka thënë se “Kjo stuhi do të kalojë”.
Lajmin se ai është diagnostikuar me Sindromën Ramsay Hunt, e bëri të ditur përmes një video në Instagram, ku dukej fytyra gjysmë në paralizë, e që së fundmi bëri të ditur se po i paraqet problem edhe në ngrënie, po has vështirësi edhe në frymëmarrje.
Bieber kërkoi nga fansat ta mirëkuptojnë, pasi ai thotë se trupi i tij i ka kërkuar pak pushim./21Media