PDK bojkoton seancat, paralajmëron kallëzim penal ndaj Muratit

Në shenjë proteste për mosekzekutimin e pagave të mësimdhënësve që ishin në grevë shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, e ka lëshuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.
“Lëshuam mbledhjen për mosekzekutimin e pagave për mësimdhënës. Ky është vendim i paligjshëm dhe vendim arrogant i ministrit”, ka thënë Tahiri.
Madje, ai tha se do të dorëzojnë kallëzim penal ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, për këtë çështje.
Shefi i deputetëve të PDK-së ka paralajmëruar gjithashtu se nuk do të marrin pjesë në seanca.
“Ne nuk mund të sillemi në situatë normale kur kemi keqpërdorim të pozitës zyrtare. Deklaruam se nuk do të marrim pjesë në seanca. Sot do të ngrisim kallëzim penal ndaj ministrit Hekuran Murati”, ka thënë ai./21Media

Back to top button