PDK e gatshme të jetë pjesë e ekipit negociator të dialogut me Serbinë

 

Kadri Kryeziu  nga PDK në emsionin CLICK në RTV 21 ka pohuar se ky subjekt politik është i gatshëm që si opozitë të jetë pjesë e ekipit negociator të dialogut me Serbinë.

Madje ai ka thënë se nëse qeveria nuk e kërkon një gjë të tillë nga opoztia, PDK do të bëjë presion për të marrë pjesë.

Kryeziu  po ashtu ka thënë se do ta mbështesin qeverinë për cdo marrëveshje ndërkombëtare edhe nëse nuk do të jenë pjesë e ekipit negociator./21Media

Back to top button