8 milionë euro për shtesat e punëtorëve shëndetësorë

 

Qeveria e Kosovës ka ndarë 8 milionë euro për kompensimin e shtesave mujore të mjekëve infermierëve dhe personelit shëndetësor.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj pasi ka falënderuar stafin shëndetësorë për punën që ka bërë gjatë pandemisë, ka njoftuar se si do të ndahen këto shtesa të cilat vlejnë për muajt janar, shkurt dhe mars të vitit 2021.

“Ndarja e mjeteve do të bëhet sipas kategorizimit:
Kategoria I – mjekëve ju jepet shtesa prej 250 eurove në muaj,
Kategoria II – infermierëve ju jepet shtesa prej 150 eurove në muaj, dhe
Kategoria III – stafi mbështetës – teknikëve, ju jepet shtesa prej 100 eurove në muaj.
Personeli shëndetësor, mjekët, infermierët dhe stafi teknik, janë heronjtë e ditëve tona!”, ka bërë të ditur Zemaj./21Media

Back to top button