PDK-ja kërkon të mos pranohet raporti i ZRRE-së

Ferat Shala, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se raporti i ZRRE-së nuk parasheh zgjidhjen e tarifës për pjesën veriore.
Ai në seancën e Kuvendit të Kosovës ka thënë se Qeveria nuk duhet të lejojë rrjedhjen e miliona eurove në veri të vendit.
Shala tutje ka thënë se kërkojnë nga Qeveria dhe ZRRE ta kthejë në pikën zero këtë raport në mënyrë që të gjejë alternativa më të mira.
“Ne do të kundërshtojmë këtë raport dhe jemi për debat të hapur që e kthen në pikën zero këtë raport”, ka thënë Shala. /21Media 

Back to top button