PDK kërkon hetime ndaj Hysenit: Keqpërdori tenderin prej 500 mijë euro për punësim të 46 personave në QKMF

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan, ka bërë një denoncim publik ndaj kryetarit të kësaj komune, Alban Hyseni, duke i bërë thirrje Prokurorisë Themelore në Gjilan që të inicojë procedurën hetimore ndaj Hysenit “lidhur me shkeljet e rënda ligjore të prokurimit dhe të financave publike, përmes keqpërdorimit me tenderët e dhënë, me kontratat e kundërligjshme, me punësimet familjare dhe me abuzimet e shumta financiare”.
Në deklarimin e PDK-së, thuhet se denoncimi ka të bëjë me një tender, të cilin, sipas kësaj partie, i pari i Gjilanit e keqpërdorur.
Aty shtohet se tenderi ka qenë në vlerë prej 500 mijë euro për punësimin e 46 personave në QKMF.
”Mirëpo kryetari i komunës ka shkelur ligjin e prokurimit dhe kontratën me “KOSOVAMED”, duke i kërkuar kësaj kompanie punësimin e 46 personave, kështu duke e tejkaluar gati dyfishin e kontratës”, thuhet mes tjerash në komunikatë.