PDK, LDK, AAK më shumë vota se në zgjedhjet nacionale, LVV mbi 200 mijë vota më pak

Partia Demokratike e Kosovës ka marrë më së shumti vota në zgjedhjet e djeshme në nivel vendi, duke grumbulluar 205,856 vota. Pas saj, Lëvizja Vetëvendosje, ka marrë 205.873 vota.
Sipas rezultateve të KQZ-së nëpër komuna, PDK del se ka marrë 205,856 vota, VV 205.873 vota, LDK 75.887 dhe AAK 93.278 vota.
Krahasuar me zgjedhjet e sivjetshme nacionale, PDK mori 57.571 vota më shumë së në zgjedhjet e djeshme.
LVV ka 232.498 vota më pak se sa në zgjedhjet nacionale, LDK krahasuar me zgjedhjet nacionale ka ngritje për 64.902
Ngritje të votave, krahasuar me zgjedhjet nacionale ka edhe AAK. Ky subjekt politik ka arritur të marrë 31.167 vota më shumë në zgjedhjet e djeshme.

Back to top button