PDK premton rritje pensionesh e pagash
Kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha sonte në emisionin debatues në RTV21 shpalosi programin qeverisës duke premtuar rritje pensionesh e pagash.
Hoxha tha se synim kanë kategorinë e veteranëve të luftës duke iu premtuar që në vend të 170 euro pension do të marrin 300 dhe do të iu lejohet e drejta e punës, nëse ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Kandidatja e PDK-së gjithashtu, premtoi rritje pagash për infermierët, mjekët, mësimdhënësit dhe profesorët.
Eliza Hoxha tha se infermierëve do tu rritet paga në 650 euro, ndërsa mjekëve në 1500. Ajo premtoi paga më të larta edhe në fushën e Arsimit. Me PDK-në në krye, mësimdhënësit do të paguhen 650 euro, kurse profesorët deri 1800 euro./21Media