PDK: Qeveria ndau projekte për 4 komunat që udhëhiqen nga VV, Kurti përçarës

Partia Demokratike e Kosovës i ka reaguar vendimit të Qeverisë së Kosovës, sipas të cilit komunat të cilat udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje kanë fituar projekte nga Qeveria.
Anëtari i PDK-së, Betim Gjoshi ka thënë se asnjë nga komunat të cilat udhëhiqen nga PDK nuk kanë fituar projekte nga Qeveria.
“Asnjë nga 8 komunat që qeverisen nga PDK-ja nuk është pjesë e këtij vendimi të Qeverisë që drejtohet nga Albin Kurti dhe Vetëvendosje. Por, në një vendim të vetëm i gjeni 4 komunat që qeverisen nga partia e Kurtit. Ky është një vendim që më shumë fletë për të paaftin dhe inatçorin që është bërë kryeministër. Ky është një vendim që tregon se Albin Kurti është një përçarës i shoqërisë tonë. Atë që e bënte deri dje me akuza, shpifje e protesta, sot po e bënë me vendime qeveritare”, shkroi Gjoshi./21Media

Back to top button