AAK: Qeveria të mos ndjell frikë, por të ofrojë zgjidhje

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se “liderët shtetëror e kanë për detyrë të punojnë për qytetarët dhe për shtetin e Kosovës”.
“Ata nuk duhet të mbjellin frikë, traumë e pasiguri te populli, sepse kjo nuk është ajo që kërkohet nga ta. Temat për luftën, për dimrin e vështirë energjetik, për vjeshtën e rëndë shëndetësore, nuk duhet të ekzistojnë në fjalorin e kryeministrit dhe ndonjërit ministër të kabinetit qeveritar. Këta të fundit janë me ofru zgjidhje për secilën temë. Kujtojmë se mekanizma të rëndësishëm ndërkombëtar të sigurisë në botë ishin skeptike sa i përket formimit të Ushtrisë së Kosovës, por kryeministri Haradinaj në vend që të fliste për rreziqet, iu përvesh punës për krijimin e ushtrisë, pa zhurmë e gjithnjë në koordinim me ShBA-të”, thuhet në reagimin e AAK-së.
AAK ka thënë se “sot Kosova ka ushtrinë falë punës dhe seriozitetit të kryeministrit Haradinaj”
“Pra, institucionet e Kosovës, liderët shtetëror duhet të prodhojnë zgjidhje për tema të rëndësishme, jo të anëkohen, jo të bëjnë përpjekje me shpërqëndru vëmendjen prej disa temave në disa tjera. Ushtria e Kosovës bashkë me NATO-n, janë garantuese të paqes në Kosovë dhe në rajon. Sa më shumë që po forcohet dhe bëhet më profesionale FSK, aq më shumë rriten shanset të kemi një paqe më të qëndrueshme”, përfundon reagimi i AAK-së./21Media

Back to top button